Mbahet takimi i rregullt i Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve

Mbahet takimi i rregullt i Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve

Me datë 24 Shkurt, përgjatë takimit të Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve u prezantuan përpjekjet e deritanishme të KOMF drejt Qeverisë për miratimin e legjislacionit për shërbime sociale si dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren.

Konkretisht, gjatë këtij takimi u diskutua rreth mbështetjes që do të ofrojë KOMF dhe Terre des hommes – Kosovo në realizimin e analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional.

Poashtu në këtë takim u diskutua për konceptin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijëve të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.

Ky takim mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply