KOMF priti Shefen e Misionit të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë

KOMF priti Shefen e Misionit të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë

20 Janar 2021

Zëvendës Shefja e Misionit, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe Seraina Fürer staf diplomatik nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, u pritën nga përfaqësues të KOMF. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sfidave në mbrojtjen e fëmijëve, ndikimi i pandemisë tek fëmijët dhe puna e organizatave, prioritetet e KOMF për vitin 2021 dhe pikat e përbashkëta për bashkëpunim.

KOMF gjatë 2020 implementoi me sukses projektin 4 mujor “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, i cili ishte i financuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i mirëqenies sociale dhe shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet në nevojë në Kosovë, përmes avancimit të legjislacionit, monitorimit të kornizës ligjore dhe ngritjes së vetëdijes.

No Comments

Leave a Reply