KOMF ndan çmimet vjetore në gazetari, me fokus në të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

KOMF ndan çmimet vjetore në gazetari, me fokus në të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

29 Dhjetor 2020

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2020.

KOMF këtë vit ndan shtatë çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve relevante, KOMF po i publikon këto çmime online.

Vlerësimi i shkrimeve/punimeve të gazetarisë, ështërealizuar nga Paneli Vlerësues i përbërë nga:

  • Evliana Beranii – gazetare
  • Egla Kraja Bardhi – Doktor i shkencave të psikologjisë në kolegjin “UBT”
  • Imer A. Mushkolaj – gazetar

Paneli Vlerësues ka përzgjedhur shtatë gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2020 në fushën e gazetarisë, si më poshtë:

  • Gazetari i pavarur Agon Sinanaj me temën “Fëmijët e harruar”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Ardita Rashiti nga T7 me serinë e përbërë prej tre shkrimeve: “Nxënësit e Semajës nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin”, “Jo të gjithë nxënësit po ndjekinmësimet online”, “Ende pa pajisje për mbajtjen e mësimit virtualisht”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetari Behar J. Mustafa nga Drejtësia në Kosovë me temën “Kontrabandimi i fëmijëve në Itali”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Donika Gashi me temën “Të miturave u shkelen të drejtat në sistemin korrektues”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Dritë Slivova Polisi nga KTV – Kohavision me temën “Mbi një mijë nxënës e kanë braktisur vitin shkollor 2019-2020”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga RTK me temën: “Abuzimi me fëmijën”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Rina Mujku nga Klan Kosova me temën “Trafikimi i fëmijëve”, fiton Çmimin Vjetor 2020.

KOMF falenderon të gjithë fituesit, gazetarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Ndarja e çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2020, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga European Union Kosovo dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP dhe KMOP, dhe në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementuar nga KOMF.

No Comments

Leave a Reply