KOMF reagon për largimin e fëmijës nga klasa parafillore për shkak të “flokëve të gjatë”

KOMF reagon për largimin e fëmijës nga klasa parafillore për shkak të “flokëve të gjatë”

KOMF konsideron shqetësues largimin e fëmijës nga klasa parafillore për shkak të “flokëve të gjatë”, duke mohuar kështu të drejtën e fëmijës për arsim. Mbrojtja nga diskriminimi, trajtimi i barabartë dhe e drejta për arsim garantohen dhe mbrohen me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Është i domosdoshëm, rishikimi i rregulloreve të cilat përmbajnë dispozita diskriminuese për fëmijët. Komunat duhet të sigurojnë që rregulloret e hartuara për shkollat në komuna, të jenë në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe ligjet e tjera në fuqi që rregullojnë të drejtat e fëmijëve.

No Comments

Leave a Reply