Mbahet punëtoria sensibilizuese për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Podujevë, Lipjan dhe Obiliq

Mbahet punëtoria sensibilizuese për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Podujevë, Lipjan dhe Obiliq

Punëtoria e radhës për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, u mbajt me përfaqësues që vijnë nga komuna e Podujevës, Lipjanit dhe Obiliqit.

KOMF në bashkëpunim Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, janë duke vazhduar me punëtori informuese për parimet e mbrojtjes së fëmijës, mekanizmat institucional në nivel qendror dhe lokal, format specifike të mbrojtjes, përgjegjësitë e qytetarëve për mbrojtje të fëmijës, me komunat e Kosovës.

Këto punëtori, synojnë sensibilizimin, mobilizimin dhe fuqizimin e komunave për mbrojtje të fëmijës.

Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

No Comments

Leave a Reply