13 Prill 2021
Përfaqësues nga Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF u takuan me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. ArbërieNagavci lidhur me bashkëpunimin për avancimin e të drejtave të fëmijëve në arsim, me fokus në zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
KOMF prezantoi çështjet prioritare për ndërhyrje bazuar në Politikën rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme të KOMF sikurse, ndërprerjen e përdorimit të pakos me libra për moshën parafillore apo modifikimin e tyre me materiale didaktike, duke e cilësuar pakon e papërshtatshme për këtë moshë. Çështje tjetër e ngritur ishte që kurrikula parashkollore duhet të përfshijë edhe klasën parafillore. Poashtu, Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme duhet të përbëjë një reformë të thellë duke përcaktuar integrimin e shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme mes sektorëve, zhvillimin e programeve alternative, sigurimin e mbrojtjes së fëmijëve, etj.
Ministrja falenderoi KOMF për kontributin e koalicionit në fëmijërinë e hershme si dhe ofroi mbështetjen e saj në këtë drejtim. Ajo është zotuar se do ta ketë prioritet çështjen e edukimit në fëmijërinë e hershme si dhe programet që ofrohen në këtë moshë. Për këtë, ka premtuar se do të formohet një grup punues i cili do ta hartojë një strategji se si të adresohet kjo çështje dhe të dilet me rekomandime konkrete. Po ashtu, ministrja Nagavci është zotuar se do të angazhohen që të rritet pjesëmarrja e fëmijëve në edukimin e hershëm. Ministrja premtoi se do të angazhohen në adresimin e këtyre kërkesave dhe përmirësimin e kushteve për fëmijët në edukimin e hershëm.
No Comments