KOMF validon Strategjinë e Komunikimit

KOMF validon Strategjinë e Komunikimit

26 Maj 2021

KOMF dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, kanë mbajtur punëtorinë e fundit për validimin e Strategjisë së Komunikimit.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrën dhe mjetet e komunikimit që do të shërbejnë për të ngritur diskutimin në publik për shërbimet sociale dhe për të ndikuar në përmbylljen e procesit të decentralizimit. Në fund të takimit pjesëmarrësit e validuan dokumentin e Strategjisë së Komunikimit e cila do të jetë tashmë pjesë e punës së përditshme të organizatave në drejtim të procesit të decentralizimit.

Kjo punëtori është vazhdimësi e takimeve të mbajtura bashkërisht, gjatë të cilave është bërë identifikimi i nevojave dhe më pas edhe hartimi i vetë Strategjisë së Komunikimit 2021 – 2022, për decentralizimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë.

No Comments

Leave a Reply