KOMF mbajti webinarin “Sjelljet sfiduese në fëmijërinë e hershme – Parandalimi dhe intervenimi”

KOMF mbajti webinarin “Sjelljet sfiduese në fëmijërinë e hershme – Parandalimi dhe intervenimi”

21 Maj 2021

KOMF mbajti webinarin me temë “Sjelljet sfiduese në fëmijërinë e hershme – Parandalimi dhe intervenimi”, ku Dr. Sc. Blerta Perolli Shehu foli për sjelljet sfiduese në fëmijërinë e hershme dhe menaxhimin e suksesshëm të tyre. Ky webinar u ndoq në platformën Zoom dhe live në faqen e KOMF në Facebook. nga rreth 200 pjesëmarrës përfaqësues të organizatave të ndryshme jo qeveritare, institucioneve të arsimit parashkollor, studentë, etj.

Webinari ofroi edhe mundësinë e shkëmbimit, komenteve dhe pyetjeve nga të pranishmit rreth situatave të ndryshme sfiduese gjatë punës në fëmijërinë e hershme dhe metodave për ti adresuar drejtë ato.

Ky webinar u mundësua në kuadër të bashkëpunimit mes KOMF dhe Fakultetit të Edukimit – UP “Hasan Prishtina”, bashkëpunim i cili do të zhvillohet më tej përmes organizimeve të ngjashme të cilat do të trajtojnë tematika të tjera të rëndësishme të lidhura me fëmijërinë e hershme.

No Comments

Leave a Reply