KOMF vizitoi Aksionin për Nëna dhe Fëmijë

KOMF vizitoi Aksionin për Nëna dhe Fëmijë

KOMF vizitoi organizatën anëtare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë – AMC, ku diskutuan rreth programeve aktuale dhe veprimeve avokuese, me qëllim përmirësimin e shëndetit të fëmijëve.

Në veçanti, u diskutua rreth adresimit të Politikës Rekomanduese për Shëndetin e Fëmijës, të hartuar nga Grupi Tematik për Shëndetësi në kuadër të KOMF drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave.

AMC është organizata kryesore për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, e cila përmes programeve, punës dhe angazhimit profesional ndihmon nënat që të kenë shtatzëni të shëndetshme dhe në shpëtimin e jetës së fëmijëve.

No Comments

Leave a Reply