KOMF merr pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve

KOMF merr pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve

Donjeta Kelmendi nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mori pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Kelmendi adresoi faktet rreth situatës së fëmijëve në Kosovë si dhe nevojën emergjente që Qeveria t’i adresojë ato.

Çështjet e ngritura ishin rreth uljes së varfërisë te fëmijët, sigurimit të qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale, sigurimi i qasjes në shërbime të fëmijëve me aftësi të kufizuara, mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, punët e rënda, rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore etj.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u lansua fushata dhe Programi për Vetëdijesimin e Publikut për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës me moton: “Dashni për çdo fëmijë”.

Organizatat anëtare të KOMF punojnë çdo ditë në ofrimin e shërbimeve dhe programeve për fëmijët dhe familjet, punojnë në mbështetjen e institucioneve në hartim të politikave dhe legjislacionit, ngritje të vetëdijes dhe ngritje të kapaciteteve, duke kontribuar në mënyrë direkte në zbatimin e Ligjit për Mbrojten e Fëmijës.

KOMF mbetet i përkushtuar të monitorojë zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, për të dokumentuar situatën reale dhe për të rritur llogaridhënien.

No Comments

Leave a Reply