KOMF vizitoi organizatën anëtare Handikos Gjakovë

KOMF vizitoi organizatën anëtare Handikos Gjakovë

KOMF vizitoi organizatën anëtare Handikos Gjakovë, e cila është organizata kryesore që ofron shërbime profesionale për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara në Komuna e Gjakovës dhe punon në vazhdimësi për ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrje në jetën publike për personat me aftësi të kufizuar.

Gjatë takimit, anëtarët e KOMF vizituan hapësirat e Qendrës ditore të Handikos Gjakovë, përfshirë dhomat e punëtorive, fizio-terapisë, ergo-terapisë, lojërave, fitnes-it, kurseve etj., si dhe u informuan mbi aktivitetet që organizohen në këtë qendër me fëmijët me aftësi të kufizuar.

Përveç ofrimit të shërbimeve cilësore nga një ekip kompetent multidisiplinar, qendra Handikos përbën gjithashtu një model dhe praktikë të mirë për tu replikuar në komuna të tjera. Kjo për shkak të vendndodhjes se saj pranë kopshtit, shkollës, ambulancës dhe stacionit të autobusëve, duke e bërë këtë qendër, një qendër të mirëfilltë me bazë në komunitet.

Qëllimi i vizitave tek organizatat anëtare është evidentimi i çështjeve të cilat duhen ngritur në nivel të debatit institucional, për të siguruar shërbime të qëndrueshme e cilësore për fëmijët e cenueshëm.

No Comments

Leave a Reply