KOMF vizitoi Play International Kosovo

KOMF vizitoi Play International Kosovo

KOMF vizitoi organizatën anëtare Play International Kosovo, e cila përmes sportit dhe aktiviteteve sportive si një mjet edukimi dhe fuqizimi bashkon bashkë fëmijë nga komunitete të ndryshme.

Përgjatë këtij takimi, u diskutua për kontributin e mëtejshëm të PLAY për koalicionin, çështjet e Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe trajnimet e mundshme.

Aktivitetet e PLAY International janë të dizajnuara për të integruar të gjitha grupet në shoqëri pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose aftësia e tyre. Lojërat janë të krijuara për të inkurajuar të mësuarit aktiv, për të përmirësuar vetëvlerësimin e të rinjve dhe për të mësuar vlerat themelore të tilla si loja e ndershme, respekti (i vetvetes, të tjerëve dhe rregullave) dhe shpirti i ekipit. Kjo organizatë punon drejtpërdrejt me autoritetet kombëtare të arsimit për të integruar qasjen unike arsimore të PLAY International në sistemin arsimor formal.

KOMF mbetet i përkushtuar të mbështesë Play International Kosovo në avancimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

No Comments

Leave a Reply