Mbahet konferenca “Puna Sociale dhe Politikat Sociale në Kosovë”

Mbahet konferenca “Puna Sociale dhe Politikat Sociale në Kosovë”

17 Mars 2022

Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë dhe Departamenti për Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës me përkrahjen e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Terre des hommes Kosovo, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, Zyra e UNICEF në Kosovë dhe Save the Children Kosovë, mbajtën konferencën nacionale “Puna Sociale dhe Politikat Sociale në Kosovë”.

Hapja e konferencës u bë nga Blerim Shabani, Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale dhe Prof. Ass. Dr. Njomza Llullaku Shefe e Departamentit Punë Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës.

Përgjatë konferencës, fjalë rasti mbajtën Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Ulrika Richardson, Zyra e UN Development, Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Donjeta Kelmendi nga KOMF në kuadër të panelit të parë “Puna Sociale dhe Politikat Sociale në Kosovë” , foli për rëndësinë e organizatave jo-qeveritare në avancimin e shërbimeve sociale. Aktualisht organizatat jo-qeveritare janë ofrues shumë të rëndësishëm të shërbimeve për fëmijët e cenueshëm dhe familjet e tyre të cilat ofrojnë shërbime cilësore të specializuara çdo ditë për fëmijët dhe qytetarët në nevojë. Kelmendi foli edhe për sfidat dhe nevojën e miratimit të Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal që parasheh krijimin e grantit specifik për Shërbime Sociale me qëllim të zgjerimit të gamës dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve sociale.

Kjo konferencë pati për qëllim shënimin dhe promovimin e Punës Sociale në Republikën e Kosovës.

No Comments

Leave a Reply