KOMF finalizon propozim-nenet për Projekt Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

KOMF finalizon propozim-nenet për Projekt Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

KOMF ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Tematik për Arsim. Gjatë këtij takimi anëtarët e grupit punuan në hartimin e propozim neneve dhe komenteve për Projekt Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, për t’i adresuar në kuadër të konsultimeve publike.

Ky takim u mbajt në zyret e organizatës anëtare, Kosova Education Center – KEC ku morën pjesë organizatat anëtare SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof/CIPOF, PLAY International Kosovo, Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti dhe Handikos Ferizaj.

No Comments

Leave a Reply