Mbahet punëtoria sensibilizuese për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Mbahet punëtoria sensibilizuese për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Përfaqësues të Policisë së Kosovës, drejtorë të shkollave, psikologë, zyrtarë nga Drejtoritë Komunale për Mirëqenie Sociale, Njësitet Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe organizata jo qeveritare, u informuan dhe diskutuan për përgjegjësitë dhe detyrimet që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.

KOMF dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, mbajtën punëtorinë e dytë në nivel komunal në komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Objektiva kryesore e këtyre serive të punëtorive është ndërtimi dhe fuqizimi i një sistemi gjithëpërfshirës dhe efikas për mbrojtjen e fëmijëve me anë të implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Punëtoria u udhëhoq nga eksperti vendor, Ardian Klaiqi.

Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

No Comments

Leave a Reply