Fillojnë punëtoritë për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale

Fillojnë punëtoritë për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale

KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, filloi me punëtorinë e parë dy-ditore për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale. Kjo punëtori u mbajt me përfaqësues nga Komuna e Mitrovicë, Drenasit, Skenderajit dhe Vushtrrisë. Punëtoria u udhëhoq nga eksperti vendor, Shar Kurtishi.

KOMF do të vazhdojë me punëtori të tilla edhe në komunat e tjera të Kosovës. Poashtu, KOMF do të zhvillojë instrumentet për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale. Këto instrumente, do të hartohen për të mbështetur komunat për planifikim dhe menaxhim buxhetor të drejtë dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoritë Komunale për Buxhet, Qendrat për Punë Sociale, përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe organizatat jo qeveritare Down Syndrome Kosova dhe Handikos Mitrovica.

Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

No Comments

Leave a Reply