Mbahet sesioni informues për hartimin e Strategjisë së Ngritjes së Fondeve dhe Vullnetarizmit

Mbahet sesioni informues për hartimin e Strategjisë së Ngritjes së Fondeve dhe Vullnetarizmit

KOMF dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë mbajtën sesionin informues me temë “Identifikimi i nevojave dhe çështjeve kryesore për hartimin e Strategjisë së Ngritjes së Fondeve dhe Vullnetarizmit”.

Ky sesion pati për qëllim familjarizimin dhe ndërtimin e një të kuptuari të përbashkët rreth konceptit të ngritjes së fondeve dhe vullnetarizmit dhe aspekteve kryesore të tyre, identifikimin e nevojave drejt ngritjes së fondeve për organizatat dhe rritjes së vullnetarizmit si dhe adresimin e aspekteve kryesore që do të përfshihen në Strategji.

Sesioni informues i paraprinë procesit të hartimit të Strategjisë dhe Planit të veprimit për Ngritje të Fondeve dhe Vullnetarizëm. Dokumenti i dalë nga kjo punëtori fillestare me nevojat dhe rekomandimet kryesore, do të shërbejë si dokument bazë në punëtorinë e radhës për hartimin e Strategjisë.

No Comments

Leave a Reply