Mbahet takimi i radhës i Grupit Tematik për Shëndetësi

Mbahet takimi i radhës i Grupit Tematik për Shëndetësi

KOMF mbajti takimin e radhës të Grupit Tematik për Shëndetësi.

Gjatë këtij takimi u finalizua politika rekomanduese për shëndetin e fëmijëve e cila do t’i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave të Republikës së Kosovës.

Kjo politikë rekomanduese u hartua nga Grupi Tematik për Shëndetësi në KOMF dhe përfshin çështjet kryesore të shëndetit të fëmijëve, që kanë nevojë për adresim emergjent si:

  • Gjidhënia, imunizimi dhe shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin parësor
  • Shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin terciar
  • Shërbimet shëndetësore për fëmijët e komuniteteve
  • Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi me narkotikë, duhan dhe pije energjike
  • Mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve
  • Mbrojtja e fëmijëve nga ndotja e ajrit
  • Furnizimi me barna dhe Lista e Barnave Esenciale
  • Ligji për Sigurime Shëndetësore
  • Integrimi i shërbimeve shëndetësore sociale dhe arsimore
  • Blerja e shërbimeve shëndetësore nga sektori jo qeveritar dhe privat.

No Comments

Leave a Reply