Mbahet takimi i Asamblesë së Përgjithshme të KOMF

Mbahet takimi i Asamblesë së Përgjithshme të KOMF

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka mbajtur takimin e rregullt të Asamblesë së Përgjithshme.

Asambleja e Përgjithshme miratoi raportin vjetor narrativ dhe financiar për vitin 2021 si dhe shqyrtoi planin e veprimit për vitin 2022.

Në këtë takim u mbajtën zgjedhjet për Bordin Drejtues, ku pas votimit të anëtarëve, anëtarë të Bordit Drejtues u zgjodhën si vijon:

  • Petrit Tahiri, Qendra për Arsim e Kosovës – President i KOMF
  • Florina Duli, Terre des hommes-Kosovo – Zëvendës Presidente
  • Sebahate Hajdini Beqiri, Down Syndrome Kosova – Anëtare e Bordit Drejtues
  • Rexhep Gojnovci, Organizata Rinore Akti, Anëtar i Bordit Drejtues
  • Vlorian Molliqaj, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë-AMC – Anëtar i Bordit Drejtues

No Comments

Leave a Reply