Qeveria e Kosovës miraton vendimin për subvencionimin e strehimoreve dhe organizatave jo qeveritare që ofrojnë shërbime sociale

Qeveria e Kosovës miraton vendimin për subvencionimin e strehimoreve dhe organizatave jo qeveritare që ofrojnë shërbime sociale

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për subvencionimin e strehimoreve dhe organizatave jo qeveritare që ofrojnë shërbime sociale, duke parandaluar mbylljen e shërbimeve. Ky vendim do të mundësojë vazhdimin e shërbimeve sociale për fëmijët viktima të dhunës, trafikimit, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët me aftësi të kufizuara, etj.

Për mos të ardhur në situata të tilla të rrezikshme që cenojnë rëndë të drejtat e fëmijëve të garantuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, KOMF bën thirrje për krijimin e një skeme të qëndrueshme për kontraktimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori jo qeveritar. Kontraktimi duhet të bëhet në emër të blerjes së shërbimeve për ofrimin e shërbimeve sociale për periudha tre vjeçare në mënyrë që të sigurohet financim i qëndrueshëm.