Gjatë javës së kaluar, u mbajt takimi i radhës i partnerëve të projektit 𝐒𝐔𝐒𝐖𝐄𝐋𝐋 – Konsorciumi për Zhvillimin e Kapaciteteve me qëllim të përmirësimit të shëndetit, ku të gjithë partnerët u bashkuan në Kosovë, konkretisht Gjakovë dhe Prishtinë.
Gjatë këtyre ditëve, partnerët shkëmbyen përvoja në mes të Universiteteve dhe shoqërisë civile e profesionistëve që punojnë në teren nga Kosova, Holanda, Finlanda, Portugalia dhe Belgjika, punuan në zhvillimin e kurseve për Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP “Hasan Prishtina“, Kolegji Heimerer në Prishtinë, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universiteti “Kadri Zeka” University në Gjilan dhe vizituan qendrën Medica Gjakova si dhe Qendra Terapeutike Heimerer.
Kurset që do të zhvillohen në Kosovë janë: Digital Health Literacy, Transition Leadership, Future Literacy dhe Interprofessional Work.
KOMF do të vazhdoj të bashkëpunoj me përfaqësues nga fusha akademike, në plotësimin e nevojave të familjeve në nevojë për shërbime sociale dhe shëndetësore.
Ky projekt mbështetet nga Programi ERASMUS+ nga Bashkimi Evropian.
Recent Comments