20 Shkurt 2020
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit dy vjeçar “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të mbështetur nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka ofruar nën financime për OJQ-të në shtatë komuna dhe ka mbështetur procesin e hartimit te Rregulloreve dhe Strategjive të Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve, në shatë komuna të Kosovës.
Rregulloret dhe Strategjitë komunale janë aprovuar nga Asambletë Komunale në komunat: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Drenas, Fushë Kosovë dhe Lipjan.
Organizatat e nën financuara të cilat kanë mbështetur komunat në hartimin e rregulloreve dhe strategjive komunale për të drejtat e fëmijëve janë: Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët, Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Organizata Rinore Akti, NGO – NOPM, YMCA, Civil Rights Program – Kosovo (CRP/K) dhe Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP.
Këto akte ligjore kanë për qëllim që çështjet të cilat kanë të bëjnë me fëmijë, të vihen në qendër dhe të kthehen në prioritet të axhendës së qeverisjes komunale. Këto akte ligjore ofrojnë mundësinë për secilën komunë, që të përfshihet të trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, duke synuar kështu realizimin e të gjitha të drejtave të tyre.
KOMF ka ndarë këto modele me gjithë komunat e Kosovës, duke u ofruar atyre një mundësi të replikimit të procesit dhe hartimit të Rregullores Komunale dhe Strategjisë e Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve, brenda komunave të tyre.
No Comments