Lansohet projekti “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë”

Lansohet projekti “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë”

Terre des hommes Kosovë (TdhK), në partneritet me KOMF – Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, lansuan zyrtarisht projektin “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë.”

May be an image of one or more people, people studying and text

E financuar nga Bashkimi Evropian dhe e menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, kjo iniciativë e re 30-mujore do të zhvillojë dhe pilotojë një platformë digjitale miqësore për fëmijët, e cila u mundëson fëmijëve dhe dëshmitarëve të raportojnë në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale dhunën dhe shkeljet e të drejtave të fëmijëve.

Ngjarja lansuese bëri bashkë përfaqësues të Bashkimit Evropian, institucioneve kombëtare dhe lokale, komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të mbrojtjes së fëmijëve për të prezantuar objektivat e projektit, ndërhyrjet e planifikuara dhe rezultatet e pritshme.

E implementuar nga Terre des hommes Kosovë dhe KOMF, platforma do të forcojë gjithashtu bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve, duke ndihmuar që raportimet të çojnë në mbështetje, referim dhe mbrojtje me kohë.

May be an image of one or more people and crowd

Vetë fëmijët do të luajnë një rol aktiv gjatë gjithë zhvillimit të platformës, duke ndihmuar që ajo të jetë e qasshme, relevante dhe t’u përgjigjet nevojave të tyre.

Së bashku me partnerët tanë, dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian si partner i besueshëm i Kosovës, mbetemi të përkushtuar në forcimin e sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve, promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe krijimin e mjediseve më të sigurta për çdo fëmijë në Kosovë.