MODULI I TRAJNIMIT: MENAXHIMI I CIKLIT TË PROJEKTIT

MODULI I TRAJNIMIT: MENAXHIMI I CIKLIT TË PROJEKTIT

Ky modul trajnimi për trajnerë mbi Menaxhimin e Ciklit të Projektit ofron mjete dhe teknika praktike për profesionistët dhe organizatat që angazhohen në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e projekteve. Moduli është i dizajnuar për të mbështetur stafin e OJQ-ve lokale që dëshirojnë të rrisin kapacitetet e tyre për menaxhimin efektiv të projekteve.

Përmes këtij moduli, synohet të ndërtohen njohuri dhe aftësi mbi të gjitha fazat e ciklit të projektit, duke filluar nga identifikimi i nevojave, formulimi i ideve, deri te zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i projekteve. Një aspekt kyç është përdorimi i kornizës logjike si mjet për strukturimin dhe përcaktimin e rezultateve të matshme, duke siguruar lidhjen mes qëllimeve, aktiviteteve dhe burimeve.

PCM ndihmon organizatat të planifikojnë projekte të qëndrueshme, të bazuara në nevojat reale të komunitetit, dhe të sigurojnë përdorim të drejtë dhe efikas të burimeve. PCM gjithashtu ofron qasje për menaxhimin e rreziqeve dhe për të siguruar që procesi i vendimmarrjes të jetë pjesëmarrës dhe transparent.

Ky modul nuk kufizohet vetëm në aspektet teknike të menaxhimit, por gjithashtu nxit kulturën e reflektimit dhe të përmirësimit të vazhdueshëm. Përmes kombinimit të prezantimeve teorike, ushtrimeve praktike dhe punës në grupe, pjesëmarrësit do të mësojnë të hartojnë, zbatojnë dhe monitorojnë projekte që sjellin ndikim afatgjatë dhe të matshëm, si dhe të aftësohen si trajnerë të ardhshëm të këtij moduli.

Për të shkarkuar Modulin për Ciklin e Menaxhimit të Projektit, klikoni këtu.