Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve prezantuan propozimet për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, në takimin e Koordinatores Kombëtare, Ministres Donika Gërvalla, me organizatat joqeveritare dhe strehimoret.
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, Ministrja Donika Gërvalla, zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe strehimoreve.
Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla njoftoi për fillimin e procesit të planifikimit të prioriteteve për Strategjinë Kombëtare 2027–2031 dhe ftoi organizatat të kontribuojnë me rekomandime dhe propozime konkrete.
KOMF paraqiti një sërë rekomandimesh, duke theksuar nevojën për fuqizimin e komponentës së parandalimit përmes krijimit dhe zgjerimit të programeve dhe shërbimeve parandaluese për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve.

Ndër rekomandimet kryesore të paraqitura ishin:

KOMF mbetet i përkushtuar të kontribuojë në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë.
Recent Comments