8 Tetor 2019
Grupi Tematik për Arsim në kuadër të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur takimin e radhës.
Gjatë këtij takimi, anëtarët kanë shqyrtuar raportin e nevojave për fëmijërinë e hershme, i cili raport u hartua pas punëtorisë së organizuar javë më parë për identifikimin e nevojave të organizatave në këtë fushë. Pas shqyrtimit të rezultateve të raportit, anëtarët vazhduan me diskutimin e prioriteteve dhe hapat e ardhshëm në fushën e fëmijërisë e hershme.
Në takim morën pjesë anëtarët e Grupit Tematik për Arsim: Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Balkan Sunflwers, Shoqata për Edukim Childproof/CIPOF, Qendra për studime të avancuara FIT, Education Comes First, Play International, The Ideas Partnership, SOS Kopshti dhe POLIS.
No Comments