3 Qershor 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Tematik për Arsim.
Në këtë takim u diskutua rreth veprimeve avokuese të nevojshme për të shtyrë më tej rekomandimet e dala nga Politika Rekomanduese për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, hapave të ardhshëm drejt Projekt Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, vëzhgimit të procesit mësimor në shkolla si dhe dhunës në shkolla.
Po ashtu gjatë këtij takimi, anëtarët e grupit përcaktuan prioritetet dhe hapat e ardhshëm për të drejtat e fëmijëve në arsim.
No Comments