KOMF mbajti webinarin me temë “Veprimet për mbrojtjen e fëmijëve në fëmijërinë e hershme”, ku Remzije Krasniqi – Drejtor për Avokim/Këshilltare Nacionale për Edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve, foli për modelin e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijës, proceset që sigurojnë mjedise të sigurta dhe mbrojtëse për fëmijë, sistemin e parandalimit, reagimit dhe mbrojtjes së fëmijëve ndaj formave të ndryshme të abuzimit dhe për veprimet e ndryshme që duhet të merren për mbrojtjen e fëmijëve në fëmijërinë e hershme.
Webinari ofroi edhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave, komenteve dhe pyetjeve nga pjesëmarrësit rreth veprimeve për mbrojtjen e fëmijëve në fëmijërinë e hershme.
Ky webinar u ndoq në platformën Zoom dhe live në faqen e KOMF në Facebook nga përfaqësues të organizatave të ndryshme jo qeveritare, institucioneve të arsimit parashkollor, studentë, etj.
Webinarët për zhvillimin në fëmijërinë e hershme realizohen nga KOMF, në bashkëpunim me organizatat anëtare të KOMF, Fakultetin e Edukimit, si dhe partnerë të KOMF.
No Comments