Qëllimi i këtij takimi ishte përmbledhja dhe diskutimi rreth aktiviteteve të realizuara në kuadër të Grupit Tematik për Arsim në muajt e fundit si dhe diskutimi për hapat apo aktivitetet e ardhshme, me qëllim adresimin e çështjeve me rëndësi në fushën e arsimit.
Gjatë muajve të ardhshëm ky Grup do të fokusohet më tepër në avokimin për miratimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme në komisionet parlamentare si dhe adresimin e çështjes së dhunës në shkolla .
Në takim morën pjesë përfaqësues nga organizatat anëtare: Kosova Education Center – KEC, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Terre des hommes – Kosovo, Childproof/CIPOF, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, PLAY International Kosovo, Qendra per Studime te Avancuara FIT, Balkan Sunflowers Kosova, Down Syndrome Kosova, HANDIKOS.
Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
No Comments