Me 31 Gusht dhe 1 Shtator është mbajtur trajnimi “Monitorimi dhe Inspektimi i Shërbimeve Sociale dhe Familjare”me ofrues të shërbimeve sociale dhe profesionistë nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Podujevës dhe Lipjanit. Për të ju ardhur në ndihmë ofruesve të shërbimeve sociale dhe zyrtarëve për monitorim dhe inspektim, KOMF ka mbështetur edhe hartimin e modulit mbi monitorimin dhe inspektimin e shërbimeve sociale, në bazë të të cilit është mbajtur trajnimi.
Pjesëmarrësit patën mundësi të trajnohen mbi qëllimin e inspektimit dhe monitorimit, ndërlidhjen dhe dallimet e tyre, llojet e monitorimit, llojet e inspektimit, komunikimin si dhe të angazhohen të shohin dhe diskutojnë mbi praktikat e implementimit të monitorimit dhe inspektimit.
Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
Recent Comments