Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, ka adresuar drejt Ministrit të Shëndetësisë, sfidat e organizatave jo qeveritare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore si pasojë e mos rregullimit të statusit të tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Prej më shumë se 20 vitesh, pjesa dërrmuese e shërbimeve për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara ofrohen nga organizatat joqeveritare, pa pagesë, e të mbështetura kryesisht nga donatorët ndërkombëtarë. Këto shërbime ofrohen në kuadër të qendrave ditore të specializuara dhe të menaxhuara nga organizatat joqeveritare, të cilat në baza ditore ofrojnë për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara, shërbime rehabilituese të profilit shëndetësor sikurse fizioterapi, ergoterapi, logopedi, seanca psikologjike individuale dhe grupore, etj. Në anën tjetër, një mori e shërbimeve shëndetësore ofrohen nga organizatat jo qeveritare për fëmijët dhe të rriturit përdorues të substancave narkotike, fëmijët në situatë rruge, fëmijët nga komunitetet e margjinalizuara, etj. Këto shërbime ofrohen nga organizatat jo qeveritare me një përvojë të gjatë, infrastrukturë të përshtatshme dhe nga profesionistë të kualifikuar në fushën e shëndetësisë.
Vlerësohet se rreth 50 organizata jo qeveritare ofrojnë shërbime të integruara të profilit shëndetësor dhe social. Megjithatë këto organizata nuk janë të licensuara si ofruese të shërbimeve shëndetësore, për shkak të supozimeve për mangësi ligjore në kuadër të Ligjit për Shëndetësi. Brenda Ligjit për Shëndetësi vlerësohet të ketë dispozita kontradiktore, rreth ofrimit të shërbimeve shëndetësore nga organizatat jo qeveritare dhe licensimit të tyre:
Neni 15 dhe Neni 38 vlerësohen të kenë krijuar konfuzion dhe pasiguri juridike tek zbatuesit e ligjit. Kjo situatë po dëmton statusin dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara në kuadër të organizatave jo qeveritare, madje mund të cilësohet edhe si diskriminuese për sektorin jo qeveritar. Nuk janë të pakta rastet, kur organizatat jo qeveritare krahas statusit të organizatës jo qeveritare, janë detyruar të regjistrohen dhe licensohen si institucione private për të mundësuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore, megjithëse të gjitha shërbimet e ofruara janë pa pagesë.
Vlen të përmendet që këto shërbime nuk ofrohen nga sektori publik, sidomos kur është fjala për shërbimet e specializuara për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara.
Duke patur parasysh faktet e elaboruara me lart si dhe interesin e përfituesve të shërbimeve shëndetësore të cilët janë kryesisht grupe të cenuara, KOMF kërkon rregullimin e statusit të organizatave jo qeveritare si ofruese të shërbimeve shëndetësore, përmes hapave në vijim:
Përfshirja e OJQ-ve si ofrues të shërbimeve shëndetësore do të rrisë qasjen në kujdesin e specializuar për popullatën e cenueshme dhe do të ndikojë në rritjen e qëndrueshmërisë së shërbimeve dhe rritjen e llogaridhënies. Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa për të treguar përkushtimin për një kujdes shëndetësor të qasshëm dhe të barabartë për të gjithë ofruesit e shërbimeve, publik, privat dhe joqeveritar.
KOMF mbetet i përkushtuar të bashkëpunojë me Ministrinë e Shëndetësisë në këtë proces.
Recent Comments