KOMF mbështet ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve bazuar në Programin e ri Kurrikular për Fëmijë të Akademisë së Drejtësisë

KOMF mbështet ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve bazuar në Programin e ri Kurrikular për Fëmijë të Akademisë së Drejtësisë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mbështetur Akademinë e Drejtësisë në zhvillimin e Programit të ri Kurrikular për Fëmijë, i cili përbëhet nga 12 module. Këto tre ditë ekspertët/trajnerët në kuadër të Akademisë së Drejtësisë përmes një TOT do të punojnë në hartimin e moduleve të trajnimeve për vitin 2025, konkretisht:
Lëmia Civile: 1. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit; 2. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre; 3. Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror.
Lëmia Penale: 4. Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve; 5. Procedura penale që zhvillohet ndaj të miturve dhe veprimi me fëmijët.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga UNICEF në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.