Sesionet dhe vizitat në shkolla nga anëtarët e KOMF!

Sesionet dhe vizitat në shkolla nga anëtarët e KOMF!

KOMF bashkë me organizatat anëtare po zhvillojmë iniciativën “Për fëmijët në shkolla”, ku do të realizojmë vizita dhe sesione me nxënës, mësimdhënës dhe prindër në shkolla.

Cili është qëllimi i sesioneve?

• Të kontribuojmë në krijimin e një mjedisi mbështetës dhe miqësor për fëmijët në shkolla.
• Të promovojmë arsimin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara.
• Të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e bashkëpunimit me prindërit.

Në sesione flasim për?

– Krijimin e një mjedisi mbështetës dhe miqësor për fëmijët në shkolla.
– Mbrojtjen e fëmijëve, parandalimin e dhunës dhe raportimin.
– Arsimin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara.
– Shëndetin mendor të nxënësve.
– Angazhimin e prindërve në zhvillimin emocional e social të fëmijëve për rritjen e tyre të shëndetshme, etj.

Fëmijët pjesëmarrës në sesion rekomandohet të jenë të moshave nga 10 deri në 18 vjeç. Në sesion mund të marrin pjesë deri në 100 nxënës.

Për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen e barabartë të fëmijëve, shkolla duhet të konsiderojë kriteret në vijim në përzgjedhjen e fëmijëve që do të marrin pjesë në sesione:

Aspekti Gjinor: Përfshirja e një numri të balancuar të fëmijëve të të dyja gjinive, për të siguruar mundësi të barabarta për djemtë dhe vajzat.
Mosha: Fëmijët duhet të përzgjedhen duke marrë parasysh moshat përkatëse.
Diversiteti: Përfshirja e fëmijëve nga grupe të ndryshme etnike për të respektuar diversitetin.
Gjithëpërfshirja: Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në sesion, me mbështetje sipas nevojës.
Nxënës me rezultate të ndryshme në mësime: Shkolla duhet të përfshijë fëmijë me nivele të ndryshme të performancës.