KOMF merr pjesë në Voice It

KOMF merr pjesë në Voice It

KOMF, së bashku me fëmijët dhe kolegët nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), mori pjesë në Voice It, forumin më të madh të fëmijëve dhe të rinjve në Sofje, të organizuar nga Koalicioni Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bullgari.

Rreth 300 fëmijë dhe të rinj, përmes platformës MEGAFON, prezantuan kërkesat e tyre para vendimmarrësve, duke bërë thirrje për krijimin e hapësirave të sigurta, të gjelbra, sportive dhe rekreative për të gjithë fëmijët.

Gjatë forumit patëm kënaqësinë të takojmë Kryetarin e Komunës së Sofjes, si dhe të shkëmbejmë përvoja me Koalicionin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bullgari dhe me fëmijët e të rinjtë pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

Kjo përvojë do të shërbejë si një model i rëndësishëm për punën tonë në Kosovë. KOMF, së bashku me organizatat anëtare, tashmë po punon për fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve në organizimin e një forumi të ngjashëm, të udhëhequr nga vetë fëmijët, në kuadër të platformës MEGAFON në Kosovë.