Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Terre des hommes në Koosvë mbajtën Trajnimin për Trajnerë tre ditorë për Modulin mbi Agjendën e Gjelbër, ku 19 trajnerë nga organizatat anëtare u certifikuan për këtë modul. Trajnimi u mbajt nga Agron Demi nga Atlas Institute.
Ky trajnim pati për qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave për integrimin e perspektivës mjedisore në politikat dhe programet organizative. Objektivat e trajnimit ishin të pajisin pjesëmarrësit me njohuri për kornizën ndërkombëtare dhe vendore për Agjendën e Gjelbër, lidhjen mes Agjendës së Gjelbër dhe të drejtave të fëmijëve, politikat dhe instrumentet mjedisore dhe zhvillimi i politikave të brendshme, mjetet praktike dhe qasja bashkëkohore mbi Agjendën e Gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mundësitë për veprim e avokim në nivel lokal e kombëtar.
Recent Comments