Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin

2 Prill 2021

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, KOMF ka përgatitur një komunikatë për media ku ka apeluar edhe një herë ndaj institucioneve e vendimmarrësve për gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri të shërbimeve të nevojshme për këta fëmijë.

Pandemia COVID-19 ka shfaqur edhe më shumë pabarazitë në gjithë botën, veçanërisht në fushën e kujdesit shëndetësor si dhe gjithëpërfshirjen. Fëmijët me autizëm vazhdimisht përballen me këto pabarazi, të cilat janë thelluar edhe më shumë gjatë pandemisë. Shumë fëmijë me autizëm gjatë kësaj kohe kanë mbetur pa shërbime esenciale shëndetësore, sociale si dhe arsimore.

KOMF ka shprehur vlerësim për organizatat ofruese të shërbimeve për fëmijët me autizëm, të cilat përkundër sfidave dhe kufizimeve financiare, nuk ndaluan së mbështeturi fëmijët dhe familjet e tyre gjatë pandemisë.

Në këtë ditë KOMF bëri thirrje edhe për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çrregullimin e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e mirëqenies dhe jetës së tyre.

No Comments

Leave a Reply