Grupi Tematik për Mbrojtje të Fëmijëve shqyrtoi Draft Udhëzuesin për Parandalimin e Covid-19

Grupi Tematik për Mbrojtje të Fëmijëve shqyrtoi Draft Udhëzuesin për Parandalimin e Covid-19

29 Korrik 2021

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve.

Në këtë takim bashkë me Departamentin për Politika Sociale dhe të Familjes, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, u shqyrtua Draft Udhëzuesi për Parandalimin e Covid-19 në shërbimet sociale, i cili u hartua në kuadër të Grupit Tematik për Mbrojtje të Fëmijëve në KOMF. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për aktivitetet dhe të arriturat e grupit gjatë periudhës Prill – Korrik 2021 si dhe për hapat e ardhshëm drejt përmbushjes së decentralizimit të shërbimeve sociale.

Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply