Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të KOMF dhe LQPS

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të KOMF dhe LQPS

Sot Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të shërbimeve sociale, mbrojtjes sociale dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë në mes të KOMF dhe LQPS.

Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:

• Avokimi i përbashkët për avancimin e shërbimeve sociale, mirëqenies sociale, rregullimin e financimit të qëndrueshëm për shërbime sociale;

• Bashkëpunimi në zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe publikimeve lidhur me shërbimet sociale dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë;

• Bashkëpunimi në monitorimin e situatës së respektimit të të drejtave të fëmijëve në Kosovë;

• Bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencave me organizata ndërkombëtare të punës sociale dhe OJQ – ve për mbrojtjen e fëmijëve.

Gjatë takimit, Donjeta Kelmendi dhe Sebahate Hajdini Beqiri nga KOMF dhe Blerim Shabani, Adelina Rexhepi Braha dhe Abaz Xhigolii nga LQPS, diskutuan për gjendjen aktuale të shërbimeve sociale dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për fëmijët dhe familjet e cenueshme.

No Comments

Leave a Reply