Aprovohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Aprovohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Jemi të kënaqur që Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme u miratua nga Qeveria.

KOMF bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartim të projektligjit ka ofruar ekspertizë profesionale, ka avokuar dhe ka shtyrë përpara disa propozime. Ndër to, propozimin për koordinim ndërsektorial dhe integrim të shërbimeve, me qëllim për t’i hapur rrugë rregullimit ligjor të ofrimit të shërbimeve të integruara në fëmijërinë e hershme në mes të sektorëve të arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Aktualisht shërbimet në fëmijërinë e hershme janë të izoluara dhe të pa integruara. Çështje tjetër shumë e rëndësishme e shtyrë nga KOMF në projektligj është fuqizimi i komponentës së mbrojtjes së fëmijëve në fëmijërinë e hershme.

Është për tu vlerësuar që nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.

Kosova Education Center – KECHana Zylfiu-Haziri, SOS Fshatrat e Fëmijëve KosovëRema Krasniqi, Childproof/CIPOFMevlude Murtezi, Qendra Sociale – Edukative SOS KopshtiEdi Gaxha Puka, Save the Children Kosova/o, Balkan Sunflowers Kosova, PLAY International Kosovo, Handikos Ferizaj.

No Comments

Leave a Reply