KOMF u takua me Drejtoreshën për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti

KOMF u takua me Drejtoreshën për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti

Përfaqësues të KOMF pritën sot në takim Drejtoreshën për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti dhe Koordinatorin për Projekte dhe Aktivitete, Premtim N. Fazliu nga Komuna e Prishtinës si dhe Udhëheqësin e Shërbimeve Sociale të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Blerim Shabani.

Gjatë takimit përfaqësuesit komunal u njoftuan për aktivitetet kryesore të KOMF në fushën e mirëqenies sociale, me fokus monitorimin e procesit të decentralizimit për shërbime sociale. Çështjet kryesore që u diskutuan kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve sociale, sfidat e ofruesve të shërbimeve sociale dhe bashkëpunimin me sektorin jo-qeveritar.

Drejtoresha Sahiti u zotua që do të mbështesë dhe bashkëpunojë ngushtë me organizatat që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale të fëmijëve dhe do të bëjë përpjekje për siguruar shërbime sociale për të gjithë personat në nevojë në Komunën e Prishtinës.

No Comments

Leave a Reply