KOMF lansoi projektin për fuqizimin e shërbimeve sociale

KOMF lansoi projektin për fuqizimin e shërbimeve sociale

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Zyrën e UNICEF në Kosovë, ka lansuar projektin “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”.

Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i akterëve të përfshirë në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale, për të ofruar shërbime cilësore për familjet dhe fëmijët e cenueshëm dhe krijimi i një modeli të integruar të shërbimeve sociale.

Paneli i përbërë nga Qëndresa Ibra Zariqi nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Larissa Bruun, Zëvendës Shefe e UNICEF në Kosovë, Mentor Morina nga Departamenti për Politika Sociale dhe të Familjes në kuadër të Ministrisë së Financave, Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe KOMF, diskutuan mbi objektivat dhe aktivitetet e përbashkëta të këtij projekti.

Pjesë e këtij eventi ishin përfaqësues nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Drejtësisë, Drejtorive Komunale, Asambleja Komunale e Fëmijëve nga Komuna e Prishtinës, ofrues të shërbimeve sociale nga sektori jo qeveritar, Zyra për Mbrojtjen e Viktimave etj.

Projekti “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

No Comments

Leave a Reply