KOMF lanson faqen për zhvillimin në fëmijërinë e hershme “Afër fëmijës”

KOMF lanson faqen për zhvillimin në fëmijërinë e hershme “Afër fëmijës”

11 Qershor 2020

KOMF përmes një konference për media ka lansuar faqen e internetit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme www.aferfemijes.org.

Donjetë Kelmendi nga KOMF tha se duke qenë se vetëm rreth 6% e fëmijëve të moshës së nivelit parashkollor janë të përfshirë në institucionet parashkollore, pjesa dërmuese e fëmijëve në vitet e para rriten në mjediset në shtëpi, kryesisht me prindërit, gjyshërit, të cilët kanë nevojë për mbështetje profesionale për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Loreta Keqekolla nga KOMF prezantoi faqen për zhvillimin në fëmijërinë e hershme e cila synon mbështetjen e prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Kjo faqe ofron temat aktuale, aktivitete, këshilla, udhëzime dhe diskutime për prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Çdo aktivitet dhe këshillë ndikon në ndërtimin e një baze të rëndësishme në fazat e zhvillimit të fëmijës. Faqja “Afër fëmijës” do të pasurohet në vazhdimësi si dhe do të jetë faqe dinamike ku varësisht nga nevoja do te shtohen edhe rubrika te reja.

*KOMF bën me dije që kjo faqe është një burim alternativ shtesë i cili mund të përdoret nga prindërit, kujdestarët, ofruesit e shërbimeve dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyrë platformën ekzistuese të MAShTI për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. KOMF fton prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për të vizituar faqen www.aferfemijes.org për mbështetje në zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

No Comments

Leave a Reply