KOMF mbajti takim mentorues lidhur me kontraktimin e shërbimeve sociale

KOMF mbajti takim mentorues lidhur me kontraktimin e shërbimeve sociale

24 Mars 2021

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF  ka mbajtur takim mentorues në lidhje me kontraktimin e shërbimeve sociale nga autoritetet publike, konkretisht procedurat dhe skemat e lidhura me blerjen e shërbimeve nga sektori joqeveritar.

Qëllimi i sesionit të parë mentoruesqë u mbajt nga eksperti i KMOP PanafiotisFlessas, ishte zhvillimi i mëtejshëm i njohurive dhe kapacitetevetë pjesëmarrësve rreth specifikacioneve teknike të shërbimeve socialegjatë publikimit të thirrjeve nga autoritetet publike, për blerjen e shërbimeve nga sektori joqeveritar. Konkretisht në kë takim, eksperti Flessas ndau me pjesëmarrësit informacionet e mëposhtme:

  • Prezantimi i dy thirrjeve për blerje të shërbimeve sociale nga OJQ-të, përfshirë specifikacionet, të publikuara nga komunat apo ministria përkatëse në Greqi;
  • Si hartohen specifikacionet të cilat shpallen nga autoritetet për blerje të shërbimeve sociale;
  • Kush janë ekspertët apo zyrtarët që draftojnë këto specifikacione;
  • Sa zgjasin kontratat mes autoriteteve që blejnë shërbime sociale dhe OJQ-ve që i shesin ato;
  • A ka ndonjë ndarje specifike mes shërbimeve sociale që ofrohen ekskluzivisht nga shteti, shërbimeve që ofrohen në partneritet mes shtetit dhe sektorit joqeveritar/privat si dhe shërbimet që kontraktohen tërësisht dhe ofrohen vetëm nga sektori joqeveritar/privat.

Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply