KOMF ka mbajtur Trajnimin për Trajnerë me organizatat anëtare, për modulin e dytë “Krijimi dhe zbatimi i politikës dhe procedurave të brendshme për mbrojtjen e fëmijës”, me qëllim të përfshirjes dhe zbatimit efikas të politikës në të gjitha organizatat anëtare.
Gjatë trajnimit dy ditor, po trajtohen temat si: Njohja me proceset që sigurojnë mjedise të sigurta dhe mbrojtëse për fëmijë; Njohja me sistemin e parandalimit, sistemin e reagimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, protokollet e sjelljes, procedurat e raportimit, monitorimi i zbatimit të Politikës për Mbrojtjen e Fëmijës.
Moduli i dytë është pjesë e “Programi për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare”, i cili është hartuar nga KOMF.
Programi për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments