12 Tetor 2020
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë mbajtur punëtorinë tematike për hartimin e Projekt Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Punëtoria tematike trajtoi:
Drafti i ri i Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare ka avancuar format e mbrojtjes për fëmijët pa kujdes prindëror, duke rregulluar strehimin familjar për fëmijët pa përkujdes prindëror pas moshës 18 vjeçare si dhe rregullimin e formës së rë të mbrojtjes Jetesën e pavarur të mbikëqyrur.
Këto ishin edhe propozimet e KOMF adresuar drejt Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes Raportit të Qëndrimit për Ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Megjithatë KOMF propozoi avancimin e mëtejshëm të formave të mbrojtes për fëmijët pa kujdes prindëror në kuadër të draft ligjit, sidomos strehimin familjar dhe “Jetesën e pavarur të mbikëqyrur”.
Punëtoria përfshiu palët e interesit si profesionistë nga MPMS, Qendrat për Punë Sociale dhe organizatat anëtare të KOMF të përfshira drejtpërdrejt në çështjet e mirëqenies dhe shërbimeve sociale.
Ky aktivitet u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrrës në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, si dhe projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments