KOMF: Pako Emergjente fiskale të përfshijë skemat për fëmijët e cenueshëm për të siguruar mirëqenie sociale

KOMF: Pako Emergjente fiskale të përfshijë skemat për fëmijët e cenueshëm për të siguruar mirëqenie sociale

6 Prill 2020, Prishtinë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF përmes një letre iu është drejtuar Ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, duke kërkuar përfshirjen e disa kategorive të fëmijëve si përfitues në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale. Konkretisht, KOMF ka kërkuar që Skema për Përkrahjen Materiale të Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Përhershme të Kufizuara, Strehimi Familjar për Fëmijët pa Përkujdes Prindëror dhe stafi profesional i strehimoreve që punojnë 24 orë shërbim të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale për të siguruar mirëqenie sociale për të gjithë fëmijët.

Për të lexuar letrën e plotë, klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply