KOMF mobilizon komunat për planifikime buxhetore për shërbime sociale 

KOMF mobilizon komunat për planifikime buxhetore për shërbime sociale 

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP, në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjes në MFPT mbajtën punëtorinë një ditore, me përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale dhe Drejtoritë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kjo punëtori kishte qëllim kryesor, diskutimin rreth planifikimeve buxhetore për shërbime sociale për vitin 2023 të cilat janë aprovuar nga Komisioni i Granteve dhe projeksionet që janë pjesë e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2023-2025.

Ky takim mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply