Mbahet takimi i Bordit Drejtues të KOMF

Mbahet takimi i Bordit Drejtues të KOMF

Bordi Drejtues i KOMF i përbërë nga Petrit Tahiri President – Kosova Education Center – KEC, Sebahate Hajdini Beqiri – Down Syndrome Kosova, Rexhep Sefedin Gojnovci – Organizata Rinore Akti dhe Vlorian Molliqaj – Action for Mothers and Children, mbajti takimin e rregullt, ku u diskutua për prioritetet, veprimet për periudhën Shtator – Dhjetor 2022, si dhe për sfidat, nevojat dhe mundësitë.

KOMF nga muaji shtator do të ndërmarrë veprime dhe aktivitete intensive për shtyrjen e miratimit të Projektigjit për Shërbime Sociale dhe Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

KOMF do të hartojë programin për akreditim për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe do të mbajë punëtori në komuna për sensibilizimin dhe mobilizimin e profesionistëve për zbatim të tij.

Prioritet do të jetë edhe hartimi i instrumenteve për Planifikim, Buxhetim, Skemë të kontraktimit dhe Monitorim të shërbimeve sociale në komuna si dhe ngritja e kapaciteteve për përdorimin e tyre.

Veprime do të zhvillohen në fushën e fëmijërisë së hershme, gjidhënies dhe imunizimit.

Fuqizimi i organizatave anëtare për ngritjen e fondeve nga koorporatat dhe bizneset do të bëhet përmes hartimit të Manualit për Ngritjen e Fondeve nga koorporatat dhe bizneset dhe trajnimeve të vazhdueshme.

No Comments

Leave a Reply