Mbahet punëtoria sensibilizuese për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Drenas, Skenderaj dhe Malishevë

Mbahet punëtoria sensibilizuese për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Drenas, Skenderaj dhe Malishevë

KOMF në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, po vazhdon vetëdijesimin dhe ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve në nivel lokal rreth rolit dhe përgjegjësive të secilit për të realizuar dhe zbatuar me efikasitet dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, respektivisht mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.

Punëtoria e radhës u mbajt me Komunën e Drenasit, Skenderaj dhe Malishevës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga Drejtoritë Komunale, Njësitë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Qendrat për Punë Sociale, Stacionet Policore, Shërbimi Sprovues, Prokuroria Themelore, drejtorë të shkollave, psikologë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.

Pjesëmarrësit po diskutojnë dhe informohen mbi çështjet kryesore që prekin mbrojtjen e fëmijës siç janë raportimi i rasteve të shkeljes së të drejtave të fëmijës, format e mbrojtjes së fëmijës, masat parandaluese për mbrojtjen e fëmijës, etj.

Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

No Comments

Leave a Reply