Mbahet punëtoria për hartimin e Strategjisë së Komunikimit

Mbahet punëtoria për hartimin e Strategjisë së Komunikimit

16 Shkurt 2021

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, mbajti punëtorinë dy ditore “Hartimi i Strategjisë së Komunikimit”. Gjatë kësaj punëtorie, KOMF së bashku me anëtarët hartuan Strategjinë dhe Planin e Veprimit për komunikim drejt decentralizimit të shërbimeve sociale.

Kjo punëtori është vazhdimësi e punëtorisë dy ditore të mbajtur më herët “Identifikimi i nevojave dhe çështjeve kryesore për hartimin e Strategjisë së Komunikimit”. Punëtoria ka një vlerë të veçantë drejt përmbylljes së procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë, andaj pjesëmarrësit kontribuuan kontribuan bashkërisht në hartimin e misionit dhe vizionit të strategjisë, identifikimin dhe listimin e objektivave strategjik, listuan palët e interesuara që duhet të përfshihen/konsultohen gjatë komunikimit si dhe aktivitetet që do të zhvillohen.

Punëtoria për hartimin e Strategjisë së Avokimitu facilitua nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Punëtoria mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply